“Prioriteti i Leaos është “diçka” tjetër përveç futbollit. E ka mendjen te sfilatat e modës dhe te regjistrimi i këngëve”

“Prioriteti i Leaos është “diçka” tjetër përveç futbollit. E ka mendjen te sfilatat e modës dhe te regjistrimi i këngëve”

13 Prill 2026 19:27 Telesport Paolo Di Canio vazhdon me kritikat e tij ndaj Rafael Leao, duke argumentuar se lëvizjet e portugezit në fushë nuk janë të përshtatshme për një qendërsulmues dhe këmbëngul se prioriteti i tij nuk është futbolli. “Po flasim për një lojtar që duhet të bëjë 50 lëvizje për të marrë topin, por nuk bën as gjysmën. Prioriteti i tij është bërë pothuajse diçka tjetër. Me kalimin e viteve, nuk mbaj mend të kem parë kaq shumë video sfilatash mode apo seanca regjistrimi tetë-orëshe me shtëpi diskografike. Gjithmonë thuhet se duhet të shohim jetën private të lojtarëve, por nëse dikush kalon katër ose pesë orë duke bërë gjëra të tjera, energjia e tij fizike dhe mendore shterohet. Nuk është si të luash...