Presidenti i RFEF: Finalja e Botërorit zhvillohet në Spanjë

Presidenti i RFEF: Finalja e Botërorit zhvillohet në Spanjë

Gara për të pritur finalen e Kupës së Botës 2030 ka përfunduar me konfirmimin zyrtar: finalja do të mbahet në Spanjë. Njoftimi u bë nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, duke folur në galanë e 10-të të Shoqatës së Shtypit Sportiv të Madridit, ku mori një çmim. “Kupa e Botës do të zhvillohet në Spanjë dhe finalja do të luhet këtu”, tha ai për AS, duke shpërndarë dyshimet që kishin shoqëruar muajt e fundit, kur Maroku u përmend gjithashtu si një qytet i mundshëm pritës. Stadiumi i zgjedhur për të pritur finalen eBotërorit 2030 mbetet për t’u përcaktuar, por ka të ngjarë të jetë “Santiago Bernabeu” në Madrid. Ndërkaq, Kupa e Botës 2030 do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Vazhdo...