Presidenti i Napolit ironizon me mediat pas triumfit në Superkupë!

Presidenti i Napolit ironizon me mediat pas triumfit në Superkupë!

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka ironizuar të gjithë ata që “kanë dyshuar ndonjëherë” te Antonio Conte, pas triumfit të “Napolitanëve” në Superkupën e Italisë. Partenopejt fituan Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori, pas edicioneve 1990-91 dhe 2014-15, ndonëse vetëm në epokën Diego Armando Maradona kanë arritur ta kombinojnë këtë trofe edhe me Scudetton. David Neres, pasi kishte shënuar në fitoren 2-0 ndaj AC Milan në gjysmëfinale, realizoi sërish dy gola në finale ndaj Bolognas, duke u shpallur ylli i mbrëmjes. “A kishit dyshime për Conten? Humbëm 2-0 në Bologna në Serie A, ndërsa këtu e barazuam situatën, me dallimin se, siç thotë miku im Joey Saputo, ky është një turne tjetër dhe kishte një trofe në lojë”, deklaroi De Laurentiis...