Presidenti i La Liga-s: Ja pse ishte e pamundur t’i thonim “po” rikthimit të Messit
14 Mars 2026 10:13 Alfred Lleshi Javier Tebas foli në një event të ISDE, ku preku disa tema aktuale dhe mohoi sërish se Barcelona kishte marrë miratimin e La Liga-s për transferimin (rikthimin) e Lionel Messi, siç kishin deklaruar më parë Xavi Hernandez dhe Mateu Alemany. “Po-ja e La Liga-s nuk ekzistonte dhe askush nuk na e kishte kërkuar. Ata as nuk ishin në normën 1.1 të ‘fair play financiar’. Ishte e pamundur të jepnim një ‘po’ nëse nuk dihej sa do të fitonte Messi dhe duke zbatuar rregulloren për nivelin e pagës që do të kishte. Edhe nëse kontrata do të parashikonte më pak, ishte e pamundur. Për më tepër, askush nga Barcelona nuk iu drejtua për këtë gjë La Liga-s”, – deklaroi Tebas....
Burimi:
telesport.al