Presidenti i FIFA-s, Infantino uron Armand Dukën për rizgjedhjen si president i FSHF-së
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Presidentin Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një tjetër mandat 4-vjeçar. Në telegramin e tij të urimit, Presidenti Infantino i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit Duka si edhe anëtarëve të zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF për përkushtimin në zhvillimin e futbollit dhe promovimit të vlerave të tij në Shqipëri. Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino: I nderuar President, Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Do t’ju isha mirënjohës nëse do të përcillnit gjithashtu urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv...
Burimi:
sportiim.al