Premier League në shok, Manchester United përgatit “bombën” që nuk ndodhte prej… 62 vitesh
21 Shkurt 2026 8:39 Alfred Lleshi Manchester United është shumë i kënaqur me punën e Michael Carrick, i ardhur pas shkarkimit të Amorim. Me të në stol, “Djajtë e Kuq” janë ende të pamposhtur: 4 fitore (City, Arsenal, Fulham, Tottenham) dhe një barazim ndaj West Ham. Gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa klubi po planifikon përforcimet verore. Sipas “Daily Mirror”, klubi nga “Old Trafford” po përgatit një goditje të madhe, duke synuar mesfushorin e Liverpool-it, Alexis Mac Allister, pasi Casemiro do të largohet në fund të sezonit. Transferimi është i vështirë, pasi argjentinasi ka kontratë deri më 2028 dhe Liverpool pagoi rreth 60 milionë euro për të në vitin 2023, ndërsa rivaliteti mes klubeve e komplikon më tej marrëveshjen....
Burimi:
telesport.al