Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Prej kohësh nën hetim, për trafikun e drogës/ Arrestohet presidenti i…
Presidenti i ekipit turk Fenerbahce, Sadettin Saran, është arrestuar nga policia me akuzën e shitjes dhe përdorimit të drogës. Prej kohësh, Saran ishte nën hetim, por më herët kishte deklaruar se nuk kishte konsumuar substanca të ndaluara dhe nuk ishte i përfshirë në shitjen e tyre. Efektivët e policisë zhvilluan kontrolle të detajuara në banesën e tij, dhe më pas ai u mor në pyetje në komisariatin e Stambollit. Hetimet kanë përfshirë një numër të madh personash të lidhur me trafikun e drogës, dhe në mesin e të arrestuarve nuk kanë shpëtuar as gazetarët. Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi u arrestuan futbollistë, arbitra dhe drejtues ekipesh të përfshirë në baste të paligjshme. Sa i përket Sadettin Saran, ai është një biznesmen i njohur...