Prapaskenat e finales…; gjesti provokues i Cubarsí indinjoi tifozët e Real Madridit
12 Janar 2026 12:51 Alfred Lleshi Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës duke mposhtur Real Madridin 3-2 në Jeddah, në një finale plot emocione dhe polemika. Skuadra e Hansi Flick dominoi me lojë kolektive, ndërsa tensioni u rrit në fund, pas kartonit të kuq për Frenkie de Jong dhe një shtese dramatike loje, ku Barça u mbrojt fort për të ruajtur rezultatin. Raphinha, me dy gola, dhe Lewandowski siguruan titullin e parë të vitit dhe të sezonit 2025/26. Festimi solli disa momente të bujshme; frustrimin e lojtarëve të Realit, gjestin e Mbappé për të mos bërë “roje nderi” fituesit, thirrjet e Fermín dhe përshëndetjen e Pau Cubarsí drejt tribunës, që zemëroi madrilenët. Mbrojtësi katalanas zhvilloi një finale shumë të mirë, duke ndihmuar Koundé kundër Vinicius dhe formuar...
Burimi:
telesport.al