Portugezi mbyll para kohe aventurën në Arabinë Saudite, e synojnë ekipet “big” në Europë

Portugezi mbyll para kohe aventurën në Arabinë Saudite, e synojnë ekipet “big” në Europë

31 Dhjetor 2025 9:44 Telesport Aventura e Joao Cancelo në Arabinë Saudite me Al Hilal (3 gola në 45 ndeshje) mund të ketë mbaruar para kohe. Portugezi është në konflikt me klubin saudit dhe mund të lirohet si transferim i lirë që në merkaton e janarit. Agjenti i tij Jorge Mendes, ka filluar tashmë ta ofrojë mbrojtësin 31-vjeçar te skuadra të ndryshme në Europë. Nga Spanja, Anglia e deri në Serie A, disa klube janë vënë në ndjekje të portugezit. Pengesa e vërtetë është paga e Joao Cancelo. Ndaj, nuk ka gjasa që një klub italian të jetë në gjendje t’i përmbushë kërkesat e tij, përveç nëse vetë Cancelo vendos të bëjë një sakrificë për t’u rikthyer në Serie A. Një rikthim në Premier League,...