Portieri Ter Shtegen merr vendim, gati të largohet pas 12 vitesh te Barcelona
Adriatik BALLA Lëvizjet në merkato janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit dhe pritet të rriten edhe më tej me kalimin e ditëve pasi ngushtohet harko kohor i lejuar. Me mbylljen e janarit mbyllet merkato dhe klubet dëshirojnë të bëjnë goditjet e tyre brenda afateve zyrtare. Një pjesë i kanë bërë lëvizjet, por ka të tjera ende që po punojnë të përmbushin objektivat e tyre. Ndërkohë, një emër i njohur në futbollin spanjoll, portieri Ter Shtegen, është ende në pritje të mësojë se ku do të luajë nëmuajt në vazhdim. Referuar asaj që shkruajnë mediumet spanjolle, portieri i Barcelonës, Mark–Andre ter Shtegen, është pranë largimit nga klubi pas gati 12 vitesh qëndrimi te gjiganti katalanas. Gardiani gjerman pritet të transferohet në formë huazimi deri në fund...
Burimi:
sot.com.al