Portieri shqiptar u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Juventusit, Berardi: Ka cilësi të shkëlqyera, po na jep një dorë të madhe

Portieri shqiptar u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Juventusit, Berardi: Ka cilësi të shkëlqyera, po na jep një dorë të madhe

Arijanet Muriçi ishte heroi i Sasuolos në përballjen kundër Juventusit. Falë tij ekipi arriti të largohej me një barazim 1-1 nga Torinoja. Portieri i Kosovës ishte vendimtar me pritjet e tij, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes. I pyetur nëse e meritonte këtë vlerësim, Berardi është përgjigjur pozitivisht. Lojtari italian ka thënë për “Sky Sport” se Muriç ka cilësi të shkëlqyera, të cilat shokët e tij të ekipit i kanë zbuluar prej kohësh. “Po, ai ka kohë që po luan mirë. Po na jep një dorë të madhe. Ai po bën gjëra të shkëlqyera. Ka cilësi të shkëlqyera, këtë nuk po e zbulojmë sot”, ka thënë Domeniko Berardi./Sport Ekspres/