Portieri i Bayern: Dua të qëndroj edhe një vit këtu

Portieri i Bayern: Dua të qëndroj edhe një vit këtu

15 Mars 2026 12:34 Telesport Sven Ulreich ka deklaruar se do të donte të qëndronte edhe një vit te Bayern. Portieri gjerman ndihet rehat si zëvendësues i Manuel Neuer dhe Jonas Urbig, duke qenë se është në fund të karrierës. “Mund ta imagjinoj lehtësisht veten duke luajtur këtu edhe një vit. Roli që kam në ekipin e portierëve më përshtatet dhe po e shijoj. Por nuk është vetëm vendimi im. Drejtuesit kanë pak më shumë ndikim”, ka deklaruar gjermani.