Porta e Polonisë nuk ka siguri, gardiani kryesor i polakëve nuk do të luajë kundër Shqipërisë

Porta e Polonisë nuk ka siguri, gardiani kryesor i polakëve nuk do të luajë kundër Shqipërisë

Polonia ka humbur një nga lojtarët e saj kryesorë në prag të përballjes kundër Shqipërisë. Lukas Skorupski nuk do të jetë nën urdhërat e trajnerit të Kombëtares polake më 26 mars. Portieri kryesor i bardhekuqve u dëmtua në ndeshjen kundër Sasuolos. Bolonja kishte kryer të gjitha zëvendësimet dhe Skorupski u detyrua të qendrojë i dëmtuar në fushë deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit. Kjo situatë e përkeqësoi gjendjen e tij. Agjenti Daniel Kanievski konfirmoi në një intervistë për “goal.pl” se portieri polak nuk do të mund të jetë pjesë e grumbullimit të marsit të ekipit kombëtar. Ai ka theksuar se dëmtime të kësaj natyre kërkojnë disa javë kohë për rekuperim./Sport Ekspres/