Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës
Më 26 mars në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, Polonia do të presë Shqipërinë për ndeshjen e play-off që vendos për ekipin që do të kalojë në finalen e play-off, për një biletë në Grupet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ky takim është një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi fituesi do të ketë mundësinë të garojë për më tej, me qëllimin që të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Federata polake ka nisur shpërndarjen e biletave për ndeshjen dhe interesimi i tifozëve vendas është jashtëzakonisht i madh. Për shkak të këtij interesi dhe sipas rregullores të UEFA-s, presidenti i federatës polake, Cezari...
Burimi:
javanews.al