Poloni-Shqipëri/ Përmbyset ndeshja, “tund rrjetën” Zielinski

Poloni-Shqipëri/ Përmbyset ndeshja, “tund rrjetën” Zielinski

Polonia ka përmbysur në 2-1 ndeshjen e Varshavës përballë Shqipërisë, pas një goli të Zielinski-t në minutën e 72’-të të takimit. Më herët Levandovski barazoi në 1-1 shifrat e sfidës së vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit.Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1. Në minutën e 43’ të takimit festa kuqezi shpërtheu në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve. Goli erdhi pas një aksioni të bukur, ku topi fillimisht u rikuperua nga Mitaj, mandej erdhi një top i gjatë nga Ismajli, dhe Hoxha ia doli të shmangë portierin polak duke shënuar. Goli solli ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.