Poloni-Shqipëri; përballje “jetë a vdekje” në rrugën drejt Kupës së Botës

Poloni-Shqipëri; përballje “jetë a vdekje” në rrugën drejt Kupës së Botës

“Poloni-Shqipëri; përballje ‘jetë a vdekje’ në rrugën drejt Kupës së Botës…” Kështu e nis shkrimin e vet “goal.com”, duke iu referuar njërës prej sfidave “play off” të UEFA-s për Botërorin 2026, që luhet këtë të enjte në Varshavë. Më tej vazhdon: “Një duel me shumë peshë mes Polonisë dhe Shqipërisë, që nis në orën 20:45 në stadiumin ‘Narodowy’ të Varshavës. Me një vend në raundin tjetër në lojë, të dyja kombëtaret përballen me një betejë të vërtetë eliminimi. Fituesi do të mbetet në garë për Kupën e Botës 2026, ndërsa humbësi do ta shohë rrugëtimin e tij të përfundojë papritur në një nga formatet më të pamëshirshme të futbollit ndërkombëtar. Si vjen Polonia – Polonia zhvilloi një fushatë të fortë kualifikuese, duke përfunduar e dyta...