Poloni-Shqipëri / Mes presionit dhe strategjisë, çelësat e një ndeshjeje historike

Poloni-Shqipëri / Mes presionit dhe strategjisë, çelësat e një ndeshjeje historike

Le ta sqarojmë që në fjalët e para: Ky shkrim e ka shtysën nga kjo deklaratë e Vasil Rucit, ikonës së futbollit kuqezi, atij vlonjat dhe shqiptar, për supersfidën ndaj Polonisë: “Na duhet inteligjencë dhe nacionalizëm. Sylvinho më duket stoik, Muçi titullar. Të shkosh në Botëror është si të martohesh me mbretëreshën”. Këto fjalë nuk janë thjesht nostalgji apo retorikë; por kushtrim që prek thelbin e asaj që duhet të jetë Shqipëria në një ndeshje të tillë: inteligjente dhe me nacionalizëm të kontrolluar. Në një stadium me rreth 60 mijë tifozë kundër, ku çdo pasim fishkëllehet dhe çdo prekje e topit rëndon psikologjikisht, sfida e parë për kuqezinjtë nuk është teknike, por mendore. Përballë një figure si Robert Lewandowski dhe një Polonie të konsoliduar, kombëtarja jonë...