Policia nis hetimet ndaj Rodrit, pas ankesave të fqinjëve: Na bezdis me dronin e tij…
14 Mars 2026 10:10 Alfred Lleshi Policia e Manchesterit ka konfirmuar për “Daily Mail” se po merret me ankesat e fqinjëve të Rodri, duke hetuar pretendimet për fluturimet e tij me dron. Sipas “The Sun”, mesfushori i Manchester City është raportuar për shkelje të privatësisë së banorëve. Spanjolli, fitues i “Topit të Artë” 2024, u filmua duke fluturuar dronin nga ballkoni i apartamentit të tij në Salford, në qendër të Manchesterit. Një fqinj tha: “Jetoj me partneren time në një apartament të lartë dhe gjëja e fundit që pres të shoh kur shikoj televizionin është një dron një metër nga dritarja”. Ai shtoi: “Gruaja ime është shumë e nervozuar, na ngacmon Rodri dhe droni i tij”. Një tjetër banor nga kati i 34-t përmendi një...
Burimi:
telesport.al