Polici francez ndëshkohet pasi mori dhuratë 60.300 euro nga Mbappé

Polici francez ndëshkohet pasi mori dhuratë 60.300 euro nga Mbappé

Një polic, përgjegjës për sigurinë e kombëtares franceze, është ndëshkuar disiplinarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare (DGPN) me pensionim të parakohshëm, pasi kishte marrë një dhuratë prej 60.300 eurosh nga Kylian Mbappé, sipas burimeve të AFP-së, duke konfirmuar një raportim të “Le Monde”. Në qershor 2023, polici i caktuar pranë FFF-së mori shumën nga kapiteni i Francës, e ardhur nga premio e Botërorit 2022. Pagesa u raportua nga një bankier në korrik 2024, çka çoi në hapjen e një hetimi gjyqësor. Avokati i tij deklaroi: “Dhurata ishte e ligjshme, u bë me çek dhe nuk duhej deklaruar”. Megjithëse IGPN nuk kishte aplikuar sanksion në tetor, më 20 dhjetor, DGPN vendosi pensionimin e parakohshëm për mosnjoftimin e eprorëve. Polici, mik i familjes ‘Mbappé’, kishte...