Polemika për golin e anulluar të Barçës, De Jongu: Nëse nuk është bërë me inteligjencë artificiale është skandal
Barcelona u largua me një humbje të thellë 4-0 nga transferta kundër Atletikos së Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Përpos rezultatit, kampi katalanas ka shprehur hapur pakënaqësitë me arbitrimin. VAR-i mori 7 minuta kohë për të anulluar golin e Kubarsit në fillim të pjesës së dytë, duke shkaktuar kështu mjaft polemika. Frenki De Jongu ka shfryrë gjithë zemërimin e tij në intervistën e dhënë për “SportyTV”. “Pashë një imazh që tregon qartë se nuk ishte pozicion jashtë loje. Ai që u transmetua në TV nuk tregoi momentin e saktë kur Fermin Lopezi goditi topin. Në një imazh tjetër, mund ta shihni Ferminin duke gjuajtur ndërsa mbrojtësi është një metër larg Robert Levandovski-t. Nëse ai imazh nuk është rezultat i inteligjencës artificiale, atëherë është...
Burimi:
sportekspres.com