“Poker” skuadrash në krye të Euroleague, fitojnë Barcelona e Real, zhgënjen Fenerbahce
Edhe pa luajtur, skuadra e Hapoel Tel Aviv (ndeshja ndaj Paris do të luhet më 3 mars) qëndron në krye të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipit izraelit ndan kreun e renditjes bashkë me Monaco, Valencia dhe Barcelona. Monaco mposhti pikërisht 101-92 rivalët e Valencia në përballjen e kësaj jave, ndërsa Barcelona triumfoi 88-70 ndaj Partizan Beograd. Fiton edhe Real Madrid, që mposhti 98-86 Maccabi Tel Aviv, ndërsa Panathinaikos fitoi 84-71 ndaj Virtus Bologna. Zhgënjen ekipi kampion i Fenerbahce, që u mund 92-81 nga debutuesit e Dubai Basketball. Fiton edhe ekipi tjetër grek i Olympiacos, që mundi 95-80 Bayern Munich, ndërsa Armani Milano fitoi 87-74 Anadolu Efes dhe synon zonën play out. Euroleague-Raundi i 11-të Dubai Basketball – Fenerbahce, 92-81 Panathinaikos – Virtus Bologna, 84-71...
Burimi:
telesport.al