Pogradeci i pathyeshëm mund Dinamon dhe udhëheq i vetëm Superligën, fitojnë edhe Tirana e Partizani
Pogradeci mundi me lehtësi 3-0 Dinamon (25-16, 25-19, 25-17) dhe udhëheq i vetëm renditjen e Superligës pas ndeshjeve të javës së 12-të. Një përballje që pritej me interes, pasi në kryeqytet luanin dy ekipet më të mira, por fusha tregoi se Pogradeci ishte shumë më lart dhe e meritoi fitoren. Në vendin e dytë ngjitet Tirana, që triumfoi 3-0 në Shkodër (25-18, 25-19, 25-19). Një ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që ndajnë vendin e dytë bashkë me Dinamon. Pa probleme fiton edhe Partizani, që në Farkë mundi 3-0 Korabin (25-18, 25-15, 25-15) dhe siguron play off-in. Në Korcë, skuadra e Skënderbeut triumfoi 3-0 ndaj Teutës (25-15, 25-17, 25-21), një përballje e komanduar dhe fituar me meritë nga vendaset, që konslidojnë vendin e katërt në renditjen...
Burimi:
telesport.al