Pogradeci e Dinamo të shkëputura në krye të Superligës, triumfojnë edhe Tirana e Skënderbeu
Janë luajtur takimet e para të fazës së dytë në volejboll për femra, të vlefshme për javën e 8-të të Superligës. Pogradeci vazhdon të komandojë renditjen, duke fituar pa shumë vështirësi 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-18, 25-17, 25-17). Po 3-0 fiton edhe Dinamo e vendit të dytë, që mundi me lehtësi 3-0 Korabin e vendit të fundit (25-16, 25-13, 25-5), ndeshje në sens unik. Në Korcë, ekipi i Skënderbeut mundi 3-0 Vllazninë (25-19, 25-15, 25-11), duke marrë tri pikë të rëndësishme. Në “Asllan Rusi”, ekipi i Tiranës mposhti 3-0 Partizanin në derbi (25-16, 25-13, 25-17), duke konsoliduar vendin e tretë. Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, në parket dominuan vajzat bardheblu, ndërsa Partizani ndodhet i pesti në klasifikim. Superliga-Femra, java e 8-të Teuta...
Burimi:
telesport.al