Pogba në dilemë për të ardhmen pas dëmtimit, Monaco e heq edhe nga lista Champions

Pogba në dilemë për të ardhmen pas dëmtimit, Monaco e heq edhe nga lista Champions

Paul Pogba nuk është përfshirë në skuadrën e Monaco, në listën e UEFA-s, për gjysmën e dytë të Champions League. Këtë e konfirmoi drejtori i përgjithshëm i klubit, Thiago Scuro, i cili ka komentuar edhe mbi rikthimin e mundshëm të mesfushorit në aksion. “Nuk ka një përgjigje të qartë për rikthimin e Pogba. I gjithë ekipi mjekësor është i përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve. Ashtu si me çdo dëmtim, hapi i parë do të jetë rikthimi në fushë, pastaj vazhdimi i stërvitjes për të rifituar formën e nevojshme për të luajtur“, tha Scuro. Pogba është larguar përkohësisht nga skuadra, së bashku me Mohammed Salisu dhe Takumi Minamino, të cilët janë gjithashtu të lënduar. Krépin Diatta, Wout Faes dhe Simon Adingra i kanë zëvendësuar ata në...