Po shkëlqen te Lyon, vjen oferta e parë e çmendur për Endrick: 80 milionë euro
27 Janar 2026 19:01 Telesport Huazimi i Endrick nga Real Madrid te Lyon po rezulton një lëvizje e shkëlqyer deri tani. Braziliani ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje, tre prej të cilëve në fundjavën e kaluar në fitoren 2-5 ndaj Metz në transfertë. Forma e mirë e treguar nga 19-vjeçari brazilian ka zgjuar edhe njëherë interesin e klubeve të mëdha ndaj tij si Chelsea, Arsenal, PSG e Man. City, megjithatë “Blutë” janë një hap përpara klubeve të tjera. Mediet angleze zbulojnë se Chelsea është e gatshme të paguajë 80 milionë euro te Real Madrid për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri brazilian, pasi e sheh atë si profilin ideal në sulm, bashkë me patriotin e tij, Estevao-n. Pavarësisht minutave të pakta që ka...
Burimi:
telesport.al