Po shkëlqen këtë sezon, Pierre Kalulu e duan në PL. Juventus i vendos çmimin e largimit francezit
19 Janar 2026 20:22 Telesport Forma e mirë që po tregon Pierre Kalulu këtë sezon me fanellën e Juventusit, ka zgjuar interesin e disa klubeve të njohura për qendërmbrojtësin francez. “CalcioMercato.com” zbulon se Aston Villa, Tottenham Hotspur dhe Manchester United po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Kalulu gjatë verës së ardhshme. Me një kontratë që zgjat deri në mesin e vitit 2029 dhe me perfomancën e shkëlqyer që ka bërë deri tani për këtë sezon, francezi ka fituar dashurinë e tifozëve por edhe vëmendjen e veçnatë të drejtuesve të klubit. Kalulu mund të jetë protagonist kryesor i merkatos së verës së ardhshme. Pavarësisht formës së mirë dhe rëndësisë që ka aktualisht në ekip, drejtuesit e Juventusit mund të heqin dorë prej tij në rast së...
Burimi:
telesport.al