“Po e shijoj futbollin dhe jetën te Milan, për rinovimin tim me kuqezinjtë po mendojnë menaxherët”

“Po e shijoj futbollin dhe jetën te Milan, për rinovimin tim me kuqezinjtë po mendojnë menaxherët”

29 Dhjetor 2025 13:23 Telesport Periudhë rinovimesh te Milan dhe një ndër emrat më të përfolur kohët e fundit është ai i mbrojtësit Fikayo Tomori. 28-vjeçari anglez është në sezonin e tij të gjashtë në “San Siro” me fanellën kuqezi, ku në 195 ndeshje zyrtare ka realizuar 7 gola. “Rinovim? Po e shijoj futbollin dhe jetën time këtu. Klubi dhe agjentët e mi do të kujdesen për gjërat jashtë fushës”, tha Tomori. Më tej, mbrojtësi kuqezi shtoi: “Unë jam i përqendruar në atë që po bëj në fushë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua“.