“Po e pengojnë të fitojë titullin me Al-Nassr”, zbulohet arsyeja e vendimit drastik të Cristiano Ronaldo
3 Shkurt 2026 17:23 Telesport E ardhmja e Cristiano Ronaldo tek Al-Nassr është vënë në pikëpyetje të madhe. Portugezi ka refuzuar të luajë në ndeshjen e fundit, po ashtu ditën e sotme ka refuzuar të shkojë në stërvitje. Dhe arsyeja e këtij vendimi drastik nga ana e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” është se ai beson se po e pengojnë të fitojë titullin kampion me Al-Nassr, ku pas tre vitesh nuk ka fituar asnjë trofe madhor. “Lojtari portugez e kupton se politika e transferimeve të Fondit të Pasurisë Sovrane të Arabisë Saudite, po dëmton Al-Nassr. Cristiano beson se PIF (fondi i investimeve) po pengon nënshkrimet e Al-Nassr për të parandaluar ekipin të fitojë titullin”, shkruan “Record” në raportimin e sotëm. Dy janë objektivat...
Burimi:
telesport.al