Playoff/ Turqia fiton ndaj Rumanisë dhe kalon në “FINALE”, pret fituesin mes Kosovës dhe Sllovenisë
Turqia është skuadra e parë e cila ka siguruar një biletë p[ër në finalen e playoff, për të shpresuar më pas të shkojë në finalet e kampionati botëror që do të zhvillohet në SHBA-Meksikë dhe Kanada. Skuadra e Montelës ka mundur me rezultattin 1-0 Rumaninë, duke kaluar për në fazën tjetër. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Ndërsa në pjesën e dytë Turqia do të shënonte me anë të mbrojtësit të majtë Kadioglu. Turqia tashmë do të presë se kush mes Kosovës dhe Sllovenisë do të kalojë në finale, për tëu përballur javën e ardhshme.
Burimi:
vizionplus.tv