Play Off short/ Drita pret Celje, Shkëndija përballet me Samsunspor

Play Off short/ Drita pret Celje, Shkëndija përballet me Samsunspor

Drita e Gjilanit dhe Shkëndija Tetovë, dy skuadar e vetme shqiptare në aventurën europiane, mësuan sot shortet respektive në fazën “Play-Off” të Conference League. Kampionët e Kosovës do të përballen me Celje, ndërsa kampionët e Maqedonisë së Veriut “peshkuan” ekipin turk të Samsunspor. Për gjilanasit takimi i parë më 19 shkurt në “Fadil Vokrri” ndërsa e kthimit, në Z’dežele (Slloveni) një javë më vonë. Më poshtë shorti i plotë. Shorti i fazës Play Off Jagielonia – Fiorentina Omonoia – Rijeka Noah – AZ Alkmar Drita – Celje KuPS Kuopio – Leh Poznan Shkëndija – Samsunspor Zrinjski – Kristal Palasë Sigma Olomuç – Lauzanë/Sportiim.al/ Vazhdo leximin