Play Off/ Liga e Kampionëve mëson sot 4 biletat e fundit
Sot zhvillohen ndeshjet e tjera të fazës play off në Champions League. Janë katër përballje me shumë pak gjëra për të zbardhur. Kjo pasi Gallatasaraj ka fituar takimin e parë me Juven 5-2, Dortmund mposhti Atalantën 2-0, Reali kaloi në Lisbonë Benfikën 0-1 dhe kampionët në fuqi të PSG-së triumfuan në Principatë me Monakon 2-3. Një sfidë në orën 18:45 ndërsa tre të tjerat si zakonisht në orën 21:00. Në kllapa ndeshjet e para. Takimet e kthimit sot: 18:45 PSG- Monako 21:00 Juventus- Gallatasaraj (2-5) Real- Benfika (1-0) Atalanta- Dortmund (0-2)/Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al