Play-off-i i Kupës së Botës 2026, Sylvinho shpall të shtunën listën e futbollistëve të grumbulluar me Kombëtaren
Të shtunën më 21 mars në orën 10:00 trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Syvinho, do bëjë me dije listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet play-off të Kupës së Botës 2026. Kombëtarja kuqezi nis përgatitjet për sfidat e muajit mars me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror. Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë....
Burimi:
sot.com.al