Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur
Sylvinho ka folur dhe qartë madje. ‘Kalimi në finalet e Kupës së Botës është shumë i vështirë, por jo i pamundur’. Kështu i ka motivuar të tijtë trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit në podcastin ‘MisterChip’ në Spanjë. Braziliani ka kujtuar tre vitet e tij në Shqipëri dhe shpreson që të bëjë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve që e duan Kombëtaren në Kupën e Botës 2026. Asgjë nuk është e lehtë pasi përpara janë dy ndeshje shumë të vështira. Fillimisht më 26 mars ekipi kuqezi luan kundër Polonisë në Varshavë, ndërsa nëse kalojmë këtë rival, atëherë ekipi i Shqipërisë i drejtuar nga Sylvinho do përballej me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi. Trajneri foli ‘gjerë e gjatë’, por tregoi se nëse do jetë në...
Burimi:
javanews.al