“Play-off” i Champions League, shorti vë përballë Realit të Madridit sërish Benfikën
Adriatik BALLA Shorti i djeshëm në Champions league për fazën “play-off” ka sjellë befasi të mëdha, pasi Reali i Madridit është vënë edhe një herë tjetër përballë Benfikës, skuadrës që e befasoi pak ditë më parë në fazën e ligës të kompeticionit më të madhe për klube në Europë. Kështu, në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i fazës së “Play-Off”-it të Ligës së Kampionëve. 16 skuadra i kanë kuptuar emrat e kundërshtarëve të tyre në fazën e eliminimit direkt, të dala nga faza e ligës, ku përfunduan jashtë Top 8. Në këtë short u panë emrat e gjigantëve si Real Madrid, Inter, Juventus, Paris Saint-Germain, apo edhe Atletico Madrid. Shorti deshi që “Los Blancos” do të përballen me Benficën, me mundësi të përsëritjes...
Burimi:
sot.com.al