Play Off i Botërorit, Manaj mungesë e sigurt ndaj Polonisë, dy muaj jashtë fushës
Rei Manaj është një mungesë e sigurt për ndeshjen e Play Off-it të Botërorit. Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm shumë të keq kur na ndajnë vetëm pak ditë nga dueli me Poloninë. Ashtu sikur është raportuar dhe më herët Rey Manaj ka pësuar dëmtim serioz këtë fundjavë dhe pas ekzaminimeve mjekësore do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj, duke munguar përballë Polonisë më 26 mars. Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Sivasspor që me anë të një komunikate zyrtare ka dhënë detaje mbi dëmtimin e futbollistit shqiptar. Mes të tjerash, shkruhet se Manaj është dëmtuar në muskulin e pasëm të kofshës dhe si rezultat i rezonancës magnetike të kryer , është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit dhe koha...
Burimi:
opinion.al