Platini sulmon Infantinon: I pëlqejnë të pasurit dhe të fuqishmit, është bërë autokrat
16 Janar 2026 13:25 Alfred Lleshi Michel Platini ka përdorur fjalë të ashpra ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për “The Guardian”. Ish-presidenti i UEFA-s, nënkryetar i të cilit ishte Infantino nga 2009 deri më 2015, u shpreh: “Ishte një numër dy i mirë, por nuk është një numër një i mirë”. Platini shtoi: “Ai punoi shumë mirë në UEFA, por ka një problem; i pëlqejnë të pasurit dhe të fuqishmit, ata që kanë para. Ky është karakteri i tij. Ishte kështu edhe kur ishte numër dy, por atëherë nuk ishte shefi”. Më tej, Platini deklaroi: “Fatkeqësisht, Infantino është bërë edhe më autokrat pas pandemisë”. Duke krahasuar me epokën e Sepp Blatter, ai tha: “Ka më pak demokraci se në kohën e...
Burimi:
telesport.al