Platini mbron Deschamps: Loja e tij është efektive, unë dua vetëm që Franca të fitojë
Michel Platini, në programin “After Foot” në RMC, shprehu respekt të madh për Didier Deschamps, duke mbrojtur punën e tij si trajner i kombëtares franceze. Ish-lojtari i njohur, që e bëri debutues Deschamps në kombëtare më 1989, theksoi rëndësinë e kontributit të tij si lojtar dhe trajner. Platini kujtoi Deschampsin lojtar: “Didier ishte një lojtar që të gjithë e panë. Një njeri i përgjegjshëm, ndryshe nga një talent i pastër si Zidane, por që luante rolin e tij në mënyrë perfekte. Ishte lider, kishte personalitet dhe mbante grupin të bashkuar. Në një ekip duhen edhe lojtarë të tillë”. Sipas Platini, e njëjta qasje shihet te puna e tij si trajner: “Didier e bën skuadrën të luajë në mënyrën më efektive. Unë e thirra si lojtar...
Burimi:
telesport.al