Plas te Chelsea, edhe Cucurella i “hap derën” mundësisë së largimit nga Londra për t’u rikthyer në Barcelonë

Plas te Chelsea, edhe Cucurella i “hap derën” mundësisë së largimit nga Londra për t’u rikthyer në Barcelonë

Marc Cucurella u bë lojtari i fundit i Chelsea që shprehu gatishmërinë e tij për një transferim nga Stamford Bridge në Spanjë. Cucurella e filloi karrierën e tij si senior në Barcelonë përpara se të transferohej në Brighton, ku më pas vulosi një transferim te Chelsea. Shoku i tij i skuadrës te Chelsea, Enzo Fernandez, gjithashtu kishte ndezur “flakët” për një transferim te Real Madrid, duke i thënë një mediumi argjentinas se do të merrte në konsideratë të jetonte në Madrid mes thashethemeve. “Në fund të ditës, Spanja është gjithmonë Spanjë. Është atdheu im dhe vendi ku u rrita, dhe gjithmonë mendon të kthehesh, por mendoj se do ta lija për disa vite. Jam shumë i lumtur në Angli, edhe familja ime, dhe si përvojë...