“Plas” keq në emision “live”. Edi Martini braktis i irrituar intervistën, Sako i kundërpërgjigjet ashpër

“Plas” keq në emision “live”. Edi Martini braktis i irrituar intervistën, Sako i kundërpërgjigjet ashpër

Një mbrëmje që duhej të ishte vetëm futbolli, pas barazimit Dinamo–Vllaznia 1-1, u kthye në një skenë tensioni të fortë televiziv. Protagonistë ishin trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, dhe moderatorja e RTSH Sport, Hygerta Sako. Gjithçka shpërtheu në studio, kur Martini i kërkoi prezantueses t’i kërkonte publikisht falje për një deklaratë të mëparshme të saj (trajner i paedukatë). Përballë mungesës së reagimit, ai vendosi të largohej menjëherë nga intervista, duke lënë pas një situatë të rënduar. “Jam këtu për respekt të tifozërisë shkodrane, nëse kjo zonja që drejton emisionin nuk kërkon falje për racizmin ndaj lojtarëve me ngjyrë, ironinë dhe humorin që bën në studio me ne dhe për drejtimin e fjalës ‘i paedukatë’ ndaj meje, unë nuk flas”, – tha Martini dhe braktisi intervistën...