“Plakja” e kombëtares kuqezi, alarm apo fazë natyrale cikli? Si duhet vepruar

“Plakja” e kombëtares kuqezi, alarm apo fazë natyrale cikli? Si duhet vepruar

Kombëtarja shqiptare në fushatën e fundit kualifikuese për Botërorin 2026 është paraqitur me një bërthamë lojtarësh me përvojë të konsiderueshme, por edhe me një mesatare moshe që ngre pikëpyetje për të ardhmen. Mjafton të shohim disa nga emrat kryesorë si Thomas Strakosha (33), Berat Gjimshiti (35), Arlind Ajeti (34), Elseid Hysaj (34), Ivan Balliu (36), Ylber Ramadani (31), Qazim Laçi (32), Myrto Uzuni (32), Jasir Asani (32), Mirlind Daku (30), Rey Manaj (31) për ta kuptuar “plakjen” e grupit kuqezi. Ky është një grup ku pjesa dërrmuese e titullarëve janë mbi 30 vjeç. Në terma futbollistikë, kjo konsiderohet fazë “maturie”, por edhe kritike për ciklin e një kombëtareje. Çfarë nënkupton mosha për produktivitetin? Në futbollin modern, performanca lidhet fort me disa parametra fiziologjikë dhe taktikë. Rënie...