Pjesëmarrja e Iranit në Botëror, reagon Trump: Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë

Pjesëmarrja e Iranit në Botëror, reagon Trump: Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar mbi pjesëmarrjen e ekipit kombëtar iranian të futbollit në Kupën e Botës 2026. Përmes platformës së tij, Truth, Trump shkroi: “Ekipi iranian është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre.” Deklarata e tij vjen pasi ministri i Sportit të Iranit u shpreh se kombëtarja nuk do të luajë në Botërorin 2026, duke akuzuar Trump se vrau liderin e tyre dhe se asnjë lojtarë nuk do të shkelë në tokën amerikane.