Pjesa e dytë: Poloni-Shqipëri, barazohen shifrat. Lewandowski ndëshkon kuqezinjtë

Pjesa e dytë: Poloni-Shqipëri, barazohen shifrat. Lewandowski ndëshkon kuqezinjtë

63’- Polonia barazon shifrat. Lewandowski shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë. 62’- rrezikshëm Lewandowski me një gjuajtje nga jashtë zone, por devijohet në këndore. 60’- Tjetër mundësi e mirë për Nedim Bajramin. Gjuajtja e fantazistit kuqezi devijohet në zonë dhe largohet rreziku. 54‘- E pabesueshme çfarë ka humbur Bajrami. Pas pasimit të marrë nga Hysaj, Bajrami gjuan mbi portë. 53’- Hoxha shpërdoron një mundësi të artë, pas kundërsulmit. 49’- Drithërima në portën e Shqipërisë. Gjuajtja e Zielinskit shkon ngjitur me shtyllën. 47’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, Hoxha pason në zonë, por topi i tij nuk shfrytëzohet. 45′– Starton pjesa e dytë e takimit. *** Festa kuqezi ka shpërthyer në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve duke i shënuar Polonisë. Goli ka sjellë ovacione...