“Pjesa e dytë foli e gjitha për ne”, trajneri i Tiranës nuk pajtohet me disfatën në derbi: Nuk e meritonim humbjen
Kryeqyteti vishet i kuq. Derbi i zjarrtë i kryeqytetit është fituar nga Partizani. “Demat e kuq” mposhtën me shifrat 2-0 Tiranën në “Air Albania”. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur Sidibe në minutën e 26 dhe Iskandarli në minutën e 36 vulosën rezultatin përfundimtar. Pas përfundimit të derbit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e emisionit “Super Gol”, i cili transmetohet në “RTSH”. Nuhiu (Tirana): “Do të kërkoja në fazën finale. Nuk po sulmonim portën, por thjesht po vazhdonim posedimin e topit. Kishim qarkullimin dhe nuk po finalizonim. Vogli shkonte poshtë për ta marrë topin dhe po humbnim numerikisht një lojtarë në atë zonë. Pjesa e dytë foli e gjitha për ne. Krijuam mjaftueshëm dhe nuk e merituam këtë humbje,...
Burimi:
sportekspres.com