Piastri: Jemi në rrugën e duhur, testet e radhës do të tregojnë më shumë për makinën tonë
Testet e kryera në Barcelonë përfunduan me shenja inkurajuese për McLaren. Makina MCL40, që do të garojë këtë sezon në Formula 1, përshkoi kilometra të tërë dhe, pavarësisht se nuk ia doli të ishte në nivelin e Mercedes dhe Ferrari, pilotët e saj Lando Norris dhe Oscar Piastri janë optimistë. “Ishin disa ditë pune të rëndësishme dhe të qeta. Ishte pozitive të arrija të përfundoja një numër të mirë xhirosh dhe të gjeja ritmin e duhur. Po filloj të kuptoj se si sillet makina; ne kemi provuar tashmë konfigurime dhe cilësime të ndryshme për të kuptuar se si do të performojë gjatë fundjavës së garës”, tha Piastri. Më tej, piloti Australian tha: “Duhet të kuptojmë makinën dhe ta përmirësojmë atë. Ka ende shumë për të...
Burimi:
telesport.al