Piastri: Besoj se mund ta mposhtim Mercedes, por kemi ende shumë punë për të bërë
6 Prill 2026 10:07 Telesport Gara e fundit në Japoni, që solli edhe podiumin e parë sezonal për McLaren me Oscar Piastri, që u rendit i dyti, ka risjellë një qetësi te skuadra kampione e botës në Formula 1. Ky rezultat në Suzuka i ka rritur besimin 24-vjeçarit për garat e ardhshme, deri në atë pikë sa ai beson se mposhtja e Mercedes është e mundur. “Unë mendoj se ata mund të mposhten. Ne e dinim tashmë se edhe me makinën më të mirë, duhet të jesh në gjendje ta ngasësh atë në një nivel tepër të lartë. Mendoj se bëmë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim në Japoni”, deklaroi piloti australian. “Është interesante të shohësh se kur dikush tjetër ka makinën më të...
Burimi:
telesport.al