Piastri: Ai podium pas dy garave pa bërë asnjë xhiro është si fitore, mund të bëjmë edhe më mirë
Makthi i garave të pafilluara këtë sezon të formula 1 mori fund fundjavën e kaluar për Oscar Piastri, i cili përfundoi i dyti garën e fundit të zhvilluar në Japoni. Piloti australian i McLaren, që nuk kishte zhvilluar asnjë xhiro në Melburn dhe Shangai, por në Suzuka bëri një paraqitje të mirë, duke u ngjitur në podium. Në fazat e hershme të garës, Piastri kishte arritur të merrte kryesimin, duke i rezistuar presionit nga Russell. Duke qenë ende në krye të garës, australiani hyri në xhiron e 18-të për një ndërrim gome, por makina e sigurisë ndryshoi fatet e garës dhe Antonelli e gjeti veten në krye, duke mos e lëshuar atë deri në fund. Një incident i pafat që fshiu çdo shpresë për fitore...
Burimi:
telesport.al