Pësoi atak kardiak në aeroport, ndërron jetë ish-drejtori sportiv i Vllaznisë

Pësoi atak kardiak në aeroport, ndërron jetë ish-drejtori sportiv i Vllaznisë

Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare pas një ataku kardiak. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Stambollit, ku Firat po priste fluturimin drejt Adana. Sipas raportimeve të para, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua papritur teksa ndodhej në ambientet e aeroportit, duke rezultuar fatale për teknikun turko-gjerman. Engin Firat njihej në Shqipëri për periudhën e tij si drejtor sportiv i Vllaznisë gjatë sezonit 2018-2019. Pas eksperiencës në Shkodër, ai vijoi karrierën si trajner i kombëtares së Moldavisë dhe më pas drejtoi ekipin kombëtar të Kenias gjatë viteve 2021-2024. Së fundmi, rreth një muaj më parë, Firat kishte marrë drejtimin e klubit libanez Nejmeh.