Përzgjidhet formacioni ideal në Superiore, Kërnaja merr prapë vendin e parë pasi mundi Dajën

Përzgjidhet formacioni ideal në Superiore, Kërnaja merr prapë vendin e parë pasi mundi Dajën

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 27-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, bazuar në paraqitjet e futbollistëve dhe rezultateve të skuadrave në këtë javë. Formacioni më i mirë është ndërtuar sipas skemës 1-3-4-1-2. Në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Emiljano Musta (AF Elbasani), David Atanaskoski (Partizani) dhe Arbenit Xhemajli (Egnatia). Mesfusha përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Fernando Medeiros (Egnatia), Henri Sulovari (Bylis) dhe Xhonatan Lajthia (AF Elbasani). Në rolin e fantazistit është përzgjedhur Rowan Human (Partizani). Dy sulmuesit e formacionit më të mirë të javës janë Ahmed Adepoju (Bylis) dhe Alessandro Bolzan (Flamurtari). Trajneri më i mirë i javës...