“Përse të hoqën nga arbitrimi me përjashtim?”! Përplasje për drejtësi, Pregja i kthehet Jeminit: E ke mendjen te moda, nuk di më rregulla futbolli…

“Përse të hoqën nga arbitrimi me përjashtim?”! Përplasje për drejtësi, Pregja i kthehet Jeminit: E ke mendjen te moda, nuk di më rregulla futbolli…

Përplasje për drejtësi! E tillë mund të quhet përballja mes dy personazheve të njohur të futbollit në Shqipëri, në rangun e arbitrimit, Lorenc Jeminit dhe Bujar Pregjës. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “Mcn Tv”, Pregja nuk i kurseu thumbimet për Jeminin, pasi ky i fundit kishte nisur me thumbimet për moviolistët që bëjnë moviolën në studiot televizive. “Nuk i takon një ish arbitri të flasi me këtë gjuhë, në ofendime nuk duhet të kaloj. Më përpara duhet të shoh veten e tij sesa të na vlerësojë ne. Duhet të shoh sesi e ka mbyllur ai arbitrimin, është përjashtuar. Këtë nofkë ka të tjerë që e meritojnë, ai është përjashtuar nga arbitrimi dhe e di mirë arsyen. Nuk doja të shprehesha kështu, por...