“Përmbysjet na i kërkon vetë fanella”, Skaloni i thur elozhe lojtarëve: Janë rritur në situata ekstreme dhe nuk i tremb asgjë
Një tjetër përmbysje e madhe për Argjentinën, që kësaj here u shpërblye me një biletë për në finalen e Kupës së Botës 2026. Lionel Skaloni është paraqitur në konferencë për shtyp pas fires me Anglinë, ku ka shprehur përshtypjet e tij të para për skuadrën e tij. Trajneri i Argjentinës i ka thurur elozhe lojtarëve, teksa shprehet se janë persona të rritur në vështirësi dhe kjo i ka bërë të mos kenë frikë nga asgjë. Sa i përket përmbysjeve në minutat e fundit, Skaloni ka thënë se është diçka që vetë fanella bardhekaltër ua kërkon. “Jam pa fjalë. Është një gëzim për ekipin, për njerëzit tanë. Ata nuk pushojnë kurrë së më mahnituri. Është e vështirë të përpiqesh të shpjegosh se çfarë po tregojnë lojtarët....
Burimi:
sportekspres.com